Pazzini në Inter

iampaolo Pazzini edhe zyrtarisht ka nënshkruar me Interin deri në 2015-tën, kjo u bë e ditur nga një komunikatë zyrtare e klubit.”“Ai do t’a veshë fanelën me numër shtatë dhe do të prezentohet të Shtunën.”“Ludovic Jonathan Biabiany do të shkojë tek Sampdoria në këtë marrëveshje.”

Real Madrid 45 mln euro për Aguerron + Benzema

Reali i Madrid-it është i gatshëm të ofrojë 45 milion euro plus kartonin e Benzema-së (rreth 30 mln), për të bërë të tijin yllin e Atletico-s, Sergio Aguerron.Sipas asaj që raporton sot e përditshmja “AS”, 22-vjeçari i martuar me vajzën e Maradonas do të jetë çmenduria e radhës e presidentit Florentino Perez.Atletico refuzoi një ofertë prej 55 milion eurosh nga Chelsea gjatë kësaj merkato të dimrit, por bardhekuqtë do ta kishin të vështirë t’i thonin jo këtij propozimi Realit.